Programi intein-assistant synon t’ju asistojë gjatë përdorimit te kompjuterit, duke ofruar disa shërbime të reja, si dhe automatizuar disa ekzistuese.

Ndonëse programi ende nuk është i përfunduar, që në këtë fazë ai ofron një mënyrë më komode, të shpejtë dhe cilësore përkthimi, se sa shërbimi online (që ai shfrytëzon) Google Translate.

Ky version është “portable” (nuk ka nevojë për instalim) dhe falas.

Mjafton të shkarkoni filen e mëposhtëm dhe ta ekstraktoni diku (në drejtorinë Desktop, apo My Documents).

  intein-assistant.rar (version: 1.0.1.1)

Përdorimi është fare i thjeshtë: ekzekutojeni programin, e më pas zgjidhni një copë tekst (në çfarëdolloj gjuhe, në çfarëdolloj programi, me çfarëdolloj mënyre).

Nëse kompjuteri ka akses në internet, programi do t’ju shfaqë aty për aty përkthimin e tekstit që zgjodhët.

Ndërsa programi zhvillohet dhe plotësohet me shërbime, në këtë faqe mund të shkarkoni gjithmonë versionin më të fundit. Gjithashtu, programi është në gjendje të rifreskojë (auto-update) vetveten.

Nëse hasni probleme, apo keni ndonjë sugjerim (apo thjesht doni të më falënderoni ;-), mund të më shkruani në intein_programe@yahoo.com.

 

Më poshtë janë disa programe të tjerë që mund të doni të shkarkoni:
Kurs Kompjuteri, Fjalor i Integruar 5 Gjuhësh, si dhe lojërat me letra Murlan & Xhol.

2011/08/11